Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën.
Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.
Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat e Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës.
Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit./arbresh.info/

Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan