Kryeministrin e Kosovës e ka uruar homologu i tij francez, Edouard Philippe, përmes një letre ku ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Për më tepër, Franca i kushton një rëndësi të madhe përforcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në letrën që i është dërguar Haradinajt.
Në urimin e kryeministrit francez thuhet:
Zoti Kryeministër,
Ju dërgoj përgëzimet e mia për emërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Pas formimit të qeverisë së re që ju drejtoni, shpreh urimin që Kosova të realizojë reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian. Franca është e gatshme të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në këtë rrugë dhe të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.
Për më tepër, Franca i kushton një rëndësi të madhe përforcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, ashtu siç e ka theksuar edhe Presidenti i Republikës gjatë samitit të Triestes që u mbajt më 12 korrik të këtij viti.
Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, sigurinë e konsideratës sime më të lartë.
Edouard PHILIPPE
RH
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...
Përveç zgjedhjes së Dolces, “Vëllai i Madh” ia lë në dorë pu...