Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
“Në këtë takim, kryeministri Hoti e ka njoftuar Wigemark për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” njofton zyra e kryeministrit, raporton arbresh.info.
Kryeministri Hoti theksoi me këtë rast se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në avancimin e rendit dhe të ligjit në vend, mbështetjen e institucioneve të sigurisë si dhe aspekte tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Kryeministri Hoti po ashtu theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, do të jetë në suaza të forcimit të shtetit të së drejtës./arbresh.info
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE