Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.
Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, para masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, të cilat sot pritet të bëhen publike, raporton Arbresh.info.
Masat e reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan Kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja. Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Qeverisë për këtë komunitet.
Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të punës së Grupit Koordinues për të menaxhuar situatën me pandeminë Covid 19, në të cilin pjesëmarrës janë odat ekonomike, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime./Arbresh.info/
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...