Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat, në të cilin ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, si dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, falënderoi vendet donatore, veçmas Zvicrën dhe Gjermaninë, që e kanë ndihmuar zhvillimin e sektorit të ujërave në vendin tonë.
Në këtë takim, kryeministri Hoti kërkoi profesionalizëm më të lartë nga bordet e menaxhimit të kompanive publike të ujërave në vend, duke theksuar se në disa kompani gjendja nuk është aspak e mirë sa u përket inkasimeve, ashtu edhe investimeve. Në këtë kontekst, ai kërkoi që të bëhet një analizë e detajuar e investimeve të deritanishme në sektorin e ujërave, të shihet performanca e ndërmarrjeve publike në sektorin e ujërave, të shqyrtohet mundësia e krijimit të një trupi të përbashkët koordinues i kompanive të ujit, si dhe të rishikohet Rregullorja e Punës e Këshillit Ndërministror, pas zgjerimit të tij edhe me ministrin e Shëndetësisë dhe me atë të Bujqësisë.
Në kuadër të bashkërendimit të punës me institucionet e vendeve donatore, kryeministri Hoti ka pohuar se është e domosdoshme që komunat e Kosovës, konkretisht Komuna e Gjakovës dhe ajo e Prizrenit, t’i kryejnë obligimet e tyre financiare ndaj projekteve ekzistuese.
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë Jan-Axel Voss, theksuan përkushtimin e vendeve të tyre për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit të ujërave në Kosovë, porse kërkuan që krahas avancimit teknologjik, të ketë edhe shtim të profesionalizmit në menaxhimin e kompanive të ujërave./arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...