Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Hoti ka thënë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kollë shumë të lehtë.
Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia, shkruan arbresh.info.
Por, Hoti nuk është hera e parë që testohet për virusin COVID-19.
Shefi i qeverisë është testuar para se të niset për në Shtëpinë e Bardhë për takimin e 27 qershorit.
E, një testimi të tillë ju ka nënshtruar Hoti edhe para nisjes për në Bruskel për takimin e 16 qershorit me presidentin serb, Alekdander Vuqiçi.
Në të dy testimet kishe rezultuar negativ, pasi bërja e testit ishte obligative për të udhëtuar./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...