Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka shtruar mëngjes për delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, të cilët qe disa ditë po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, teksa ka vlerësuar lartë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Një mëngjes i shtruar sot për miqtë e mi të çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1072924822831931
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...