Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj, theksoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat, me theks në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, duke thënë se Kosova qëndron e përkushtuar për stabilitet në rajon dhe më gjerë.
“Ne i përcjellim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Maqedoninë Veriore. Hapja e perspektivës për NATO dhe rruga europiane e Maqedonisë janë lajme të mira edhe për ne. Dy vendet tona duhet të jemi unik sa i përket ruajtjes së stabilitetit në rajon”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka uruar të ngarkuarin me punë, Saliu, për zgjidhjen e çështjes së emrit në Republika e Maqedonisë Veriore, duke theksuar se ky ishte një hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke thënë se Republika e Maqedonisë Veriore do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të interesit të përbashkët.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...