Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të KEK-ut (SPEK) të udhëhequr nga Izet Mustafa, të cilët e njoftuan atë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen ata gjatë punës së përditshme, shkruan arbresh.info.
Kryeministri u tha sindikalistëve të KEK-ut se ata duhet të jenë në krye të detyrës që të mos dështojnë me furnizim të qytetarëve me energji elektrike.
Kryeministri Haradinaj u tha sindikalistëve se koha që shpenzohet për energjinë nuk është kohë e humbur dhe se temat që lidhen me KEK-un dhe atë trevë nuk do të neglizhohen nga Qeveria që ai drejton.
Sindikalistët u shprehën se KEK-u nuk është në kolaps energjetik, veçse duhet menaxhim më i mirë./arbresh.info/
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...