Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjen e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bashkëshorten Shukrijen me djalin Edonin, vëllezërit Qazimin e Jasharin, si dhe nipërit Sami Ramadani dhe Muhamet Hajrullahu.
Kryeministri Haradinaj është shprehur se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë heronjtë e saj, sëkëndejmi nëse çmohet Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij, shoqëria e çmon veten dhe rrugën e saj euroatlantike.
Kryeministri Haradinaj tha se ai si askush tjetër është në dijeni për sfidat nëpër të cilat kalojnë familjet e dëshmorëve, e sidomos familjet që kanë dhënë heronj për lirinë e atdheut, të cilat janë të interesuara për qeverisje të mirë dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë.
Familjarët e Agim Ramadanit e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke i uruar suksese në jetën institucionale të vendit./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron