Kryeministri Haradinaj përmes ambasadorit Bertoncelj ia përcolli falënderimet kryeministrit slloven për urimin për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, poashtu edhe për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për perspektiven evropiane të Kosovës.
Në takim u theksua që bashkëpunimi ndërshtetëror është në nivel të shkëlqyeshëm, duke shprehur zotimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Ambasadori slloven Bertoncelji e falënderoi kryeministrin Haradinaj për takimin e fundit me të gjithë ambasadorët e shteteve evropiane, duke e përgëzuar për sinjalin e fuqishëm që e përcolli si kryeministër, për gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës që të përshpejtojë hapat në implementimin e MSA-së dhe detyrimeve që dalin nga ERA.
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...