Paga mujore e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është më e ulët se paga e këshilltarëve të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Derisa kryeministri ka pagën neto 1 347 euro, këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xharra- Lokaj, paguhet 1 512 euro, raporton Indeksonline.
Të paktën këto janë të dhënat zyrtare të deklaruara në Agjensionin Kundër Korrupsion.
Paga të afërta sikur të Arbana Xharrës kanë edhe këshilltarët tjerë të kryeparlamentarit Veseli, emrat e të cilëve nuk figurojnë në uebfaqen e Kuvendit të Kosovës.
Derisa këshilltarët e kryeparlamentarit kanë këtë pagë, ata të kryeministrit paguhen 540 euro për muaj.
Qeveria Haradinaj në dhjetor të vitit 2017 ka marr vendim që pagat e zyrtarëve qeveritar të rriten pasi që janë shumë të ulëta në krahasim me pagat e presidencës dhe të kuvendit, por një vendim i tillë u anulua pasi që 30 deputetë të Kuvendit dorëzuan në kushtetuese kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë