Kuvendi i Kosovës ka paraparë dy interpelanca ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës plenare të nesërme.
Kryeministri Haradinaj do të ftohet në interpelancë para legjislaturës, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Si dhe në interpelancën e dytë Haradinaj ftohet në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, e cila është thirrur sipas kërkesës së dy grupeve parlamentare, atij të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...