Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot martirët e fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, në 19 vjetorin e masakrës.
Kryeministri Haradinaj, tha se masakra në Rezallë, por edhe rënia heroike e dëshmorëve të Kosovës janë dëshmi e përpjekjes për liri dhe pavarësi.
“Kujtojmë sot 98 martirët e Rezallës, të cilët u vranë dhe u masakruan 19 vjet më parë. Me krenari përulemi për të gjithë të rënët, të cilët u flijuan për lirinë e
Kosovës. Amaneti i tyre do të jetoj përherë dhe do të jetë udhërrëfyes i punës tonë në ndërtimin e shtetit dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova nuk ka dilemë për të ardhmen e saj. Kosova do të jetë anëtare e NATO-së, BE-së dhe pjesë e të gjitha integrimeve të tjera euroatlantike, si e vetmja adresë e Kosovës.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja