Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për debatin parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional ka uruar të gjithë gratë për ditën e tyre, 8 marsin.
Ai ka thënë se qeveria e vendit e ndjenë përgjegjësinë dhe barrën që u takon që dhuna në familjet tona të ndalet.
“Qeveria e vendit e ndjenë përgjegjësinë e barrën që u takon që dhuna në familjet tona të ndalet këtu dhe e mbështesim këtë debat parlamentar, prandaj do të mbështesim konkluzionet që do të dalin sot”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu kryeministri i vendit bënë thirrje për vetëdije më të lartë për dhunën në familje./arbresh.info/
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...