Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka pranuar se ka mundur të ketë ndikuar në mënyrë indirekte pse kunata e tij, Vasmira Haxhaj-Haradinaj, është punësuar në pozitë të lartë në kompaninë Telekom e cila është në prag të falimentimit.
Ai ka thënë se askënd s’e ka punësuar në Telekom por indikerkt ka mundur të ketë pasur ndonjë ndikim për shkak të pozitës.
“Ka persona që nuk kanë punu me vite dhe tash iu ka bë një vend pune. Unë kam mund të kem pasur ndikim indirekt por askënd se kam punësu”, ka thënë Haradinaj, sot, në Korishë të Prizrenit.
Një pjesë e madhe e zyrtarëve të AAK’së kanë punësuar familjarët në Telekom, përfshirë Donika Kadaj, e cila ka punësuar burrin, Muharrem Nitaj e ka punësuar djalin, Teuta Haxhiu djalin, Pal Lekaj e ka punësuar të fejuarën e djalit, Bekë Berisha e ka punësuar motrën. Ndërsa, gruaja e deputetit të AAK’së është Shefe e Bordit të PTK’së.
KTV ka raportuar se kunata e Kryeministrit Haradinaj ka pagë mujore 2 mijë e 200 euro dhe ka marrë pozitën e Zëvendësdrejtoreshës së Financave në Telekom.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...