Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me masat e fundit të ndërmarra nga qeveria që ai drejton.
Kurti në këtë konferencë ka folur edhe për protestat që po bëhen nga shtëpitë, raporton portali arbresh.info.
“Nuk i kemi ende dy muaj në detyrë unë besoj që ketë periudhë kemi vepruar shumë dhe mirë. Kosovën e kemi gjetur në një gjendje jo të mirë, dhe kur kësaj iu shtua pandemia, me siguri që të gjithë ne u alarmuam, por besoj që deri sot edhe vlerësimet që kemi marr si qeveri nga ndërkombëtarët e nga qytetarët nuk janë të pabazuara. Qytetarët po protestojnë nga shtëpitë e tyre, dhe po e respektojnë kërkesën e qeverisë, dhe po tregojnë që pavarësisht qëndrimit në shtëpi, vitaliteti I tyre si qytetar të republikës nuk rresht asnjëherë”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...