Ndryshe nga ditët tjera kryeministri, Ramush Haradinaj dhe disa nga ministrat e kabinetit të tij sot mëngjesin e kanë ngrënë në një ambient jo fort të zakontë.
Gjatë vizitës që i banë hapjes së panairit “Prishtina 2019” ata zgjodhën që aty edhe të ushqeheshin.
E kryeministri duket të jetë goxha ‘marakli’ i mishit, në fotot e bëra nga arbresh.info shihet se si i pari i Qeverisë me shumë dëshirë ndalet afër tezgave ku servohen produkte te mishit.
Madje ai u pa tejet i entuziazmuar teksa po shijonte ushqimin. Haradinaj me dëshirë të njëjtë u ndal edhe të ushqimet tradicionale.
Por ndryshe nga kryeministri i pari i Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shala duket se ka tjetër interes. Ai ka ndaluar tek verat.
Kryeministri bashkë me ministrat këto produkte patën mundësi t’i shijonin në kuadër të panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2019”, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtij panairi morën pjesë mbi 100 kompani vendore dhe të huaja ndërsa për herë të parë me një kompani mori pjesë edhe Portugalia.
Qeveria dhe OEK premtuan përkrahje dhe ofrim të lehtësirave në të bërit biznes në Kosovë./Arbresh.info/



Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...