Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është kthyer përsëri në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.
Haradinaj aty ka thënë se vendimi që do të marrë Kuvendi i Kosovës është shumë i rëndësishëm, dhe si i tillë është e domosdoshme që të arrihet një konsensus i partive politike në lidhje me këtë temë, raporton lajmi.net.
“Po e dha parlamenti aprovimin po iu siguroj që është me peshë të madhe. Mos e harroni rëndësinë që keni dhe vendimet që mund t’i merrni”, ka thënë shkurt Haradinaj.
Kujtojmë se në lidhje me temën e dilogut me Serbinë, rezoluta më herët kishin propozuar PSD-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës.
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...