Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu qeveritar tha para deputetëve se kanë përafruar raportet me një numër të konsiderueshëm të vendeve që se kanë njohur Kosovën.
“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, tashmë e kemi bërë të ditur se sivjet do të aplikojmë për anëtarësim në BE, secili qytetarë i Kosovës duhet të ketë të drejtën të ankohet në instanca gjyqësore më të larta ndërkombëtare, prandaj bëhet e natyrshme që të aplikojmë edhe në Këshill të Evropës. Të qenit anëtarë në këtë organizatë të rëndësishme është nevojë dhe e drejtë për qytetarët tanë. Për këtë proces MPJD-së është në fazë të përparuar të përgatitjes. Siguria është tema kyçe e shtetit tonë, për këtë arsye përafrimi sa më i shpejtë me NATO-në është një detyrë e rëndësishme e jona”, tha ai./arbresh.info/
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...