Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se nga nesër (15 prill), organizmi që ai udhëheq do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka paralajmëruar aksione të ‘merimangave’, duke thënë se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.
“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.?? Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai.
Kjo masë do të zbatohet me qëllim që të evitohen parkimet pa leje dhe që taksitë ilegale të largohen nga komunikacioni në kryeqytet, pasi po shkaktojnë probleme të mëdha.
https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10218674692321089
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje