Kryediplomati austriak arrin në MPJ, buzëqeshje e përqafime me Gërvallën

12:15 | 14 Qershor 2022
A Z

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg po viziton sot Kosovën.

Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomati austriak tani ka takuar edhe homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në fotografitë e arbresh.info shihet teksa Schallenberg dhe Gërvalla e përqafojnë njëri-tjetrin në tepihun e kuq të shtruar në hyrje të MPJ-së.

Një konferencë për media është paraparë të mbahet pas takimit të Schallenberg me Gërvallën.