Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të paguajnë borxhin për shërbimet e ujit.
Në të kundërtën, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ndëshkimi për mospagesë do të jetë shkyçja e ujit dhe dërgimi i lëndës te përmbaruesi privat.
“Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat. Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt. S’ka tolerime, me përjashtim të rasteve sociale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...