Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që kanë detyrime të papaguara për shërbimet e ujit dhe kanalizimit që t’i kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat ndëshkuese.
Kompania njofton se bazuar në të dhënat e faturimit, një numër konsumatorësh rezultojnë me borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. KRU Prishtina ka bërë të ditur se afati i fundit për realizimin e pagesave është fundi i muajit shkurt 2026, shkruan Arbresh.info.
Pagesat mund të realizohen në sportelet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” SH.A, përmes bankave komerciale, institucioneve mikrofinanciare dhe Postës së Kosovës, si dhe online përmes platformës elektronike.
Kompania ka paralajmëruar se mosrealizimi i pagesës brenda afatit të caktuar mund të rezultojë me ndërprerjen e shërbimit të furnizimit me ujë dhe dërgimin e lëndëve për trajtim te përmbaruesit privat.
Nga KRU Prishtina theksohet se pagesa e rregullt e shërbimeve ndihmon në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pastër dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët. /Arbresh.info
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...