Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman.
Radman pas takimit tha s shteti që përfaqëson është kundër çdo ndryshimi të kufijve.
Ai ka garantuar mbështetje për Kosovën sa i përket heqjes së vizave.
Mbështetje ai ka thënë se shteti i tij do t’i japë edhe procesit të dialogut me Serbinë.“E përkrahim dialogun bilareal mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje.
Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës”.
“Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor. Të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. Republika e Kroacisë i jep përkrahjen e plotë të liberalizimit të vizave”, shtoi ai.
Ai nuk la pa përmendur faktin se Kroacia është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën si shtet, duke shtuar se miqësia ndërmjet të dy vendeve do të vazhdojë.
Ministri kroat ka bërë të ditur se për Kosovën kanë siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid.
“Shpreh kënaqësi për këtë vizitë. Kroacia dhe Kosova janë tradicionalisht dy vende miqësore që kanë marrëdhënie shume të mira. Javën e kaluar ministri i Mbrojtjes e ka vizituar Kroacinë kurse unë sot kam nderin të jem me kolegë këtu”.
“Nuk duhet të harrojmë faktin që Kroacia ka qenë ndër shtete e para që ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne kemi dhënë përkrahje të madhe që Kosova të kryqet në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”.
“Pata kënaqësi që të njoftoj ministren për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave si preventivë nga pandemia Covid-19 që ka lënë në masë të madhe pasoja. Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”./EO/
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...
Nuk vendos as për Kosovën e as për Shqipërinë, Leon Myrtaj d...