Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme, pasi që nuk pati kuorum për të votuar projektligjet e mbetura nga seancat e kaluara.
Pas pauzës, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim edhe një projektligj për të cilin votuan vetëm 46 deputetë, 40 pro dhe 6 kundër.
Veseli tha se me këtë ndërpritet seanca e sotme dhe pritet të mblidhet kryesia për të caktuar një seancë të re.
Ndryshe, kohëve të fundit Kuvendi po dështon shpesh që të votojë projektligjet e sjella për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancën e sotme ishin paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik.
Në këtë seancë, pas përfundimit të pikave të mbetura nga disa seanca të kaluara, ishte paraparë të hynte edhe një mocion i PSD-së, për të diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin