Shoqata “Mjedrat në Kosovë” ka takuar ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo nga i cili kanë kërkuar ndihmë për këtë sektor. Pas takimit, ministri kërkoi afat 7 ditor që të konsultohet me qeverinë për të ndihmuar këtë sektor të prodhimit në Kosovë.
“Sot me 20.07.2018 Ministri i Bujqësisë z. Nenad Rikalo në zyret e tij ka pritur në takim, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Mjedrave ‘Mjedra e Kosovës’.
Është diskutuar gjerë e gjatë rreth krizës që e ka kapluar këtë sektor në Kosovë e më gjerë.
Kërkesa e shoqatës u parashtru edhe një herë që fermeri të mbështetet me 20 cent për kg.
Ministri shprehu gatishmëri që ta ndihmon këtë sektor. Kërkoi një afat 7 ditor që të konsultohet me qeverinë rreth mundësisë më të mirë për të ndihmuar këtë sektor. Shoqata do të pres deri në takimin e ardhshëm dhe do të Ju njoftojmë për risitë” thuhet në njoftimin e “Shoqatës Mjedra”.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...