Janë paraparë kritere të shumta për t’u pranuar në çerdhet publike të Prishtinës.
Për vetëm 380 vende të lira, në 8 kopshtet që menaxhohen nga komuna lista e kritereve është e gjatë, transmeton KTV.
Arbërie Nagavci vizitoi çerdhen ‘Buzëqeshja’ për të parë procesin e regjistrimit.
Sipas drejtoreshës së këtij institucioni parashkollor vetëm për 2 ditë, prej kur u hap konkursi, aplikuan 50 persona (për 30 vende të lira).
Konkursi për t’u regjistruar në çerdhe publike është deri më 30 qershor. Edhe këtë vit komuna u jep përparësi atyre me paga më të ulëta, duke u dhënë më shumë pikë në konkurs.
Derisa nuk ka pasur asnjë çerdhe të re publike, ndonëse e kishte premtim elektoral, qeverisja e Shpend Ahmetit u zotua se në shtator hapet çerdhja e parë me bazë në komunitet në lagjen ‘Mati’.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...