Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) ka realizuar një operacion policor në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë operacion.
Ai shtoi se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhet publike informacione shtesë.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës me njësitë e DHKEK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, në DRP Gjakovë ka realizuar një operacion policor. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani./Arbresh.info/