Janë krijuar edhe më shumë kolona të gjata në pikat kufitare në dalje nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në tri orë në dalje nga Kosova, shkruan Arbresh.info
Kolona në këtë pikë kufitare është 1800 metra.
Edhe në pikën kufitare në Mutivodë ka kolona të gjatë, aty ku bashkatdhetarët po presin deri 1 orë e gjysmë për të dal nga vendi.
Ndërsa të Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të dal nga Koosva ndërsa për të hyrë përmes kësaj pike kufitare, pritjet po zgjasin vetëm 15 minuta.
Pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova janë më të lira për qarkullim dhe nuk ka kolona të gjata./Arbresh.info

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...