Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan, Mojsilloviq, tha se situata në Kosovë është “shumë komplekse”, porse Serbia, tash për tash, “nuk po e shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak”.
Në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, Mojsilloviq tha se situata në Kosovë është “plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme”.
“Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsilloviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it – misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Mojsilloviq tha se ushtria serbe po e monitoron situatën në terren dhe e përjashtoi, siç tha, përdorimin e forcës ushtarake.
“Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash”, tha Mojsilloviq.
Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe, në dhjetor të vitit të kaluar, ka marrë vendim për transformimin e forcës së saj të sigurisë në ushtri./REL/
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...