Kreu i Organizatës së veteranëve, Hysni Gucati ka bërë thirrje për udhëheqësit e Kosovës dhe liderët e partive politike që të kenë qëndrime të njëjta para takimit me Serbinë në Uashington.
Gucati në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo duhet të ndodhë për të mirë të vendit, derisa, kanë bërë thirrje që klasa politike të bashkëpunojnë e të jenë shembull i unitetit në vend dhe në rajon.
“Vetëm të bashkuar mund të ecim tutje dhe të kemi zgjidhje sa me të mirë për Kosovën, ne veteranët e UÇK-së nuk kemi luftuar që sot klasa politike dhe udhëheqëse e vendit të jenë të ndarë dhe të mos mund të kenë qëndrime të njëjta, tani është mundësia e tyre dhe momenti historik të tregojnë se ja duan të mirën Kosovës duke qenë të bashkuar dhe duke e përfaqësuar Kosovën sa me dinjitetshëm në Washington, delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3004622199653974&set=a.543540805762138&type=3&theater
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...
KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...