Kreu u Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre të vrarëve në Gllogjan të Deçanit mbrëmjen e së premtes.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion të bashkëpunojnë me institucionet relevante për kapjen e kryerve të këtij krimi makabër, shkruan arbresh.info.
Ai ka publikuar edhe emrat e plotë të tre viktimave si dhe emrin e të plagosurit, i cili është nga Dubrava e Deçanit.
“Mëngjes i trishtë për Deçanin, e tërë kombin tonë, pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënës, Genta Mustafaj e Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj, ku mbeti i plagosur edhe nxënësi Fliant Turkaj nga Dubrava e Deçanit. Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante”, shkruan Ramosaj.
Ndryshe, rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur nga ky krim magabër. /arbresh.info/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...