Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën

10:10 | 20 Mars 2026
E.K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, ai ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij në shërbim të komunitetit.

Gjatë vizitës, Haradinaj theksoi rëndësinë e paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit në shoqëri, duke uruar që këto vlera të mbizotërojnë gjithmonë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, pata nderin t’i drejtohem Bashkësisë Islame të Kosovës me urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit”, u shpreh Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale