I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, foli me një gjuhë të ashpër për ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin. Ai e quajti një fshatare nga Kroacia, e cila do të mbushi xhepin me para dhe do të largohet nga Shqipëria.
“Është një fshatare nga Kroacia që është akuzuar për korrupsion si në Kroaci edhe në Shqipëri. Vlahutin ka vendosur 140 deputetë rresht në Shqipëri dhe u ka treguar se si do të bëhen reformat. Pyetja është a ka përgjegjësi politike nëse reforma dështon? Vlahutinit nuk ia ndjen fare për reformën, mbush xhepin me para dhe largohet më e pasur sesa ka ardhur. Nëse opozita e ha presionin e ndërkombëtarëve, atëherë ka për të qëndruar 12 vite në opozitë”, tha Spahiu.
Kujtojmë që zëri i vetëm nga BE-ja që ka reaguar për protestën e opozitës, është Maja Koçijançiç, zëdhënësja e KE, e cila tha se debati politik duhet të zhvillohet në parlament dhe jo jashtë tij. Ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha u tha protestuese se në rrugën e tyre kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve./dritare.net
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...