Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, ku ishte pjesë e panelit me temën “Gjeo-tektonika:Sfidat dhe Mundësitë për Evropën Juglindore”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij forumi theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.
” Në fjalën time theksova nevojën për një angazhim të qartë dhe të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian në raport me rajonin tonë. Riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të integrimeve evropiane dhe theksova se përparimi që kemi arritur në reformat e brendshme duhet të vlerësohet dhe të pasohet me hapa konkret drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Ahmeti.
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...