Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sot ish-kreun e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin i cili sapo është liruar nga Haga.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniti tha se Gucati është krenar për të kaluarën e lavdishme dhe optimist për të ardhmen, transmeton Arbresh.info
“Hysi sot reflektonte edhe forcën dhe qëndresën e çlirimtarëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në Hagë”, shkroi Krasniqi.
“Me shpresën që drejtësia do të triumfojë edhe në betejën e fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, uroj që edhe ata të kthehen sa më parë në mesin tonë”, shkroi kreu i PDK-së.
Krasniqi ishte i shoqëruar nga zyrtarë të PDK-së dhe nga i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti./Arbresh.info
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...