Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë e protestantë.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, Pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin.
“Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme. E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë. Pashkë të bardha e të begata për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...