Krasniqi: UÇK-ja në tokë dhe NATO në ajër i dhanë fund regjimit serb

14:24 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për 24 vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës ka thënë se është shembull se si aleanca e Kosovës me aleatët dhe me ShBA-të është ndërtuar me gjak e histori.

“Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri. Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, Krasniqi ka theksuar se është përjetësisht mirënjohës ndaj kontributit të NATO-s për çlirimin e Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme

Foto lajm