Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se Kushtetuta nuk e përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet më parë presidenti apo qeveria.
Në një postim në “Facebook”, Krasniqi theksoi se sipas praktikës së ndërtuar në vitin 2011, së pari zgjedhet presidenti pastaj qeveria.
“Praktika e ndërtuar në vitin 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Kushtetua nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet fillimisht presidenti apo qeveria.
Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit.
Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër. UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin.
Praktika e ndërtuar në vitin 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional.
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa