Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “Sensei”, i cili portretizon jetën dhe karrierën e jashtëzakonshme të trajnerit më të mirë shqiptar, Driton “Toni” Kuka.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ua sugjeroi të gjithëve ta shohin, shkruan Arbresh.info.
“Me Tonin njihemi gjatë dhe e di që për të, gjithçka ka filluar me një ëndërr, ka vazhduar me shumë punë dhe ka dhënë frytet e suksesit falë disiplinës së hekurt. Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, është aset kombëtar.”, ka shkruar ai.
“Ky dokumentar, të cilin ua sugjeroj të gjithëve ta shohin, dëshmon kontributin e tij të çmuar e të pazëvendësueshëm për xhudon dhe shtetin tonë.”, u shpreh ai.
Ai shprehu kënaqësi ta ndjekim së bashku këtë kryevepër, Toni.
“Suksese të mëtutjeshme, Sensei!”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...