Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Gjatë takimit, kryetari Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Theksova përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për vendin tonë”, ka shkruar ai.
Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme, ai ka theksuar se data 9 shkurt dëshmoi pjekurinë demokratike të vendit dhe përkushtimin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.
“Në raport me zgjedhjet e përgjithshme, të dërguarin slloven e njoftova se 9 shkurti ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike të vendit tonë dhe përkushtimit të qytetarëve për një të ardhme më të mirë.”, tha ai./Arbresh.info/
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë