Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet Doda”.
Në Facebook, ai thotë se Mikel Demaj, Shyqëri Obërtinca, Riza Noka, Azem Jaha dhe Ismet Maloku nuk janë thjesht emra që i kujtojmë me nostalgji, por figura të vërteta që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin tonë si njerëz e si qytetarë.
Personalitete që edukuan me shembull, me pasion për dijen dhe përkushtim për shërbimin publik.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se gjatë këtij takimi, dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre të thella për krizën politike në vend dhe për dëmet zinxhirore që po shkakton kjo situatë.
“Ata e ndiejnë rëndesën e kësaj bllokade në çdo kategori të shoqërisë, nga pensionistët e mësimdhënësit, e deri te familjet e zakonshme që sot përballen me pasiguri në mungesë të funksionalitetit institucional. Respekt e mirënjohje për ta dhe për gjithë mësuesit që kanë ndikuar në jetët tona. Angazhimin për vendin ua kemi borxh edhe atyre”, ka shtuar Krasniqi.
Në takim ishin edhe Uran Ismaili, Blerand Stavileci dhe Abelard Tahiri./Arbresh.info/
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë