Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se gjatë takimit, ka riafirmuar qëndrimin se dialogu duhet të ketë për synim një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila garanton njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Arbresh.info
“Marrëveshjet provizore që zvarrisin procesin dhe krijojnë pasiguri nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Prandaj, është e rëndësishme që ky proces të rifillojë me energji të re, qasje konstruktive dhe fokus të qartë në rezultatet konkrete”, ka shkruar Krasniqi
“Po ashtu, nënvizova pritshmërinë tonë që Bashkimi Evropian të ruajë një qasje të ekuilibruar, duke respektuar parimet e barazisë dhe reciprocitetit në të gjitha fazat e dialogut. Njëkohësisht, Emisarit Sørensen ia ritheksova kërkesën tonë që BE-ja të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po cenojnë padrejtësisht mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Krasniqi./Arbresh.info
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...