Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se më 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari planifikohet që shtatorja e tij do të vendoset në zemër të kryeqytetit.
Krasniqi këtë e bëri të ditur përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, përcjell arbresh.info/
“Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!”, ka shkruar Krasniqi deri sa përmes një videoje atij i është bashkangjitur edhe Leutrim Retkoceri kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në Prishtinë.
Retkoceri ka thënë se Prishtinës i ka munguar shtatorja e heroit tonë kombëtar.
“ Prandaj sot jemi tejet krenar që si grup i asamblistëve të PDK-së kemi pasur nderin dhe mundësinë që të shtyjmë përpara këtë projekt”, u shpreh ai.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...