Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se kjo ditë nga rikujton se përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë.
“Kjo ditë e bekuar, ndër të tjera, na rikujton se, përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë. Sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe. Uroj që këto vlera të na udhëheqin në familje, në shoqëri, në vendimmarrje dhe në jetën tonë të përditshme. Sot, kur shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet dhe mirëbesim, le të frymëzohemi nga kjo festë për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj atdheut tonë. Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi. Gëzuar Kurban Bajramin!”, tha ai.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...