Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nënshkroi librin e ngushëllimeve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Papa Françesku.
Në mesazhin e tij, Krasniqi tha se trashëgimia e tij do të mbetet dritë udhëzuese për njerëzimin.
“Ai na mësoi se paqja nuk është vetëm mungesa e luftës, por prania e drejtësisë, dashurisë dhe faljes. Trashëgimia e tij do të mbetet dritë udhëzuese për njerëzimin në kërkim të unitetit, mëshirës dhe shpresës. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë besimtarët katolikë dhe për mbarë botën që humbi një lider shpirtëror të jashtëzakonshëm./Arbresh.info/
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë