Instituti Demokratik i Kosovës po mban diskutimin publik mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve rreth monitorimit të punës së Kuvendit dhe ndikimit të monitorimit në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së deputetëve.
Albert Krasniqi nga KDI ka thënë me këtë rast se sfidat me të cilat është ballafaquar Kuvendi viteve të kaluara po vazhdojnë edhe këtë vit, raporton Arbresh.info.
“Ligjet të cilat miratohen në Kuvend po kalohen shpejt e shpejt. Mungesa e deputeteve në seanca dhe komisione po vazhdon të jetë problem. Mbikëqyrja parlamentare është e dobët, deputetët qoftë të pozitës apo të opozitë duhet ta mbikëqyrin punën e Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, mbi gjysma e deputetëve nuk kanë bërë asnjë pyetje parlamentare në këtë legjislaturë.
I vetmi progres sipas tij në Kuvend është transparenca.
“Së fundmi ka miratuar një ligj për transparencë parlamentare. Mbetet problematike pasqyrimi i punës së deputetëve, publikimi i rregullt i financave. Po ashtu edhe një kod i etikës që parandalon konfliktet e interesave”, është shprehur Krasniqi./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje