Deputetja nga NISMA Socialdemokrate, Arbëresha Kryeziu-Krasniqi është deklaruar pak para seancës së 36-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se tani qytetari i Kosovës e ka të qartë situatën dhe qëndrimin e subjekteve politike në vend.
“Qëndrimet e Nisma-s i dini dhe besoj që janë të qarta, dhe unë jam e bindur që të gjitha subjektet politike përveç përgjegjësisë që e kanë për të kërkuar votë para qytetarëve të Kosovës, unë jam e bindur që përpos asaj që e kërkon dhe e merr votën, është tepër e rëndësishme që ta arsyetosh besimin që e merr. Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe e kuptojnë drejt se si qëndron situata me subjektet politike në Kosovë. Ata tani e kuptojnë drejt se si qëndron situata”, tha ajo.
Ajo shtoi se çdo subjekt politik ka përgjegjësi për zhvillimet në Kosovë, si rritja e çmimeve, sigurimi i librave e situata të ngjashme.
Ndër të tjera, Kryeziu-Krasniqi tha se kryetari Fatmir Limaj nuk ka arritur ndonjë marrëveshje politike me liderët e partive të tjera politike.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...