Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi ka deklaruar se regjistrimi i Popullsisë 2021, do të jetë në harmoni të plotë me rekomandimet ndërkombëtare dhe në përputhje me Acquis Communautaire, që përfshin metodologjinë, klasifikimet dhe procedurat për grumbullimin e të dhënave në fusha të ndryshme, ndër të tjera statistikat demografike dhe sociale.
Krasniqi i bëri këto komente në mbyllje të konferencës ‘Java e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2021’, ku Krasniqi ka dhënë sqarime të hollësishme për përgatitjet e regjistrimit të popullsisë 2021 në Kosovë, si dhe rëndësinë dhe shfrytëzimin e këtyre të dhënave, si në aspektin e krahasueshmërisë statistikore, saktësisë, relevancës dhe prodhimit në kohë, që i ofrojnë Qeverisë së Kosovës, komunave dhe pushtetit lokal nga njëra anë dhe BE-së, FMN-së, Bankës Botërore etj., nga ana tjetër.
Ndërkaq, një prezantim të detajuar mbi planifikimet e aktiviteteve për realizimin e regjistrimit të popullsisë 2021 dhe planin buxhetor të shpërndarë në pesë vitet e ardhshme, e prezantoi drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastrati.
Kurse, ndër temat e tjera, që u diskutuan në konferencë ishin metodat e aplikimit për mbledhjen e të dhënave në terren (CAPI); prezantimi i pyetësorëve dhe prezantimi për komunikim dhe sensibilizim.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...